Një stuhi e rrallë dëbore zbardhi kryeqytetin e Kilit, Santiago, më e rënda që prej vitit 2007.

Rreth 250 mijë persona mbetën pa energji elektrike, pjesa më e madhe për shkak të pemëve të mbushura me dëborë, degët e të cilave ranë mbi telat e energjisë elektrike.

Moti i keq i mori jetën një punonjësi, i cili po punonte për pastrimin e akullit nga rruga, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të lënduar pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike.

Global

Kjo stuhi vjen në një peroidhë kur i gjithë rajoni po përballet me një të ftohtë të pazakontë.

Sipas BBC, përveç ndërprerjes së energjisë, moti i keq shkaktoi probleme me trafikun në kryeqytet, ndërsa shumë evente sportive u shtynë.

T mobile In article [4]

Megjithatë, kjo valë ngrice nuk ishte lajm i keq për të gjithë. Me mijëra fëmijë dolën jashtë për të bërë njeri prej dëbore e për të luajtur.

Sipas meteorologëve, pritet që reshjet e dëborës të vijojnë të bien, ndonëse në sasi më të vogla./tvklan.al/