Një stuhi e fuqishme ka kapluar Zvicrën qendrore të mërkurën pasdite, ku në Lucernë një pemë që u rrëzua ka zënë poshtë tre fëmijë. Fatmirësisht, ata kanë marrë lëndime të lehta.

Mediat zvicerane raportojnë se kantoni i Lucernit u godit rëndë, dhe policia ka thënë të jenë raportuar rreth 44 incidente, shumica e tyre për pemë të rrëzuara.

Në ankth ishin edhe ata që në atë kohë ndodheshin me anije në liqenin e Lucernit. Megjithatë, policia që kontrollon zonat ujore, me ekipet e saj ka arritur t’i shpëtojë duke i sjellë në breg.

T mobile In article [4]
Global