Një interpretues në rrugë është bërë i njohur në rrjetet sociale pasi publikoi një video duke kënduar ‘I dreamed a dream.’

Matt Bond performoi në rrugë të Londrës për tre minuta, por nuk e kuptoi se të gjithë do ta vlerësonin për zërin e tij.

“Më pëlqen të performoj në rrugë edhe pse jam profesionist. Mendoj se është e rëndësishme të jesh në gjendje të tërheqësh njerëzit në rrugë njësoj si në skenë,” – tha ai.

28-vjecari po këndonte njësoj si të ishte në Opera, ndërsa dihet se është një student i muzikës në Angli.

Ai mori më shumë se 350 mijë klikime vetëm për 5 ditë për performancën në Staffordshore.