Në qytetin e Strugës ka filluar grumbullimi i palmave të thara qeveritare që nuk arritën t’u bëjnë ballë kushteve të motit. 90% prej tyre janë tharë ndërsa pjesa e mbetur edhe më tej lufton për mbijetesë, edhe pse ekspertët që moti paralajmëruan që të ndërrohen me pemë vendore. Në Strugë u mbollën rreth 100 palma në lokalitete të ndryshme.

Në periudhën e ardhshme, punonjësit komunal në Strugë do ta ndjekin situatën me palmat e mbetura ku do të konstatohet çfarë do të bëhet me to. Ndërsa qytetarët konsiderojnë se këto para janë harxhuar kot.

 “Nuk janë të përshtatshme, nuk ka klimë këtu. Vendi nuk është i përshtatshëm, të gjitha janë tharë. Kuptohet se janë para të hedhura kot që dikush ta mbush xhepin”

“Dihet çfarë vendi kemi. Është e saktë se kushtojnë, por ndoshta më vonë mund të realizohet kjo- shprehen qytetarët.

Në ndërkohë në Ohër u mbollën 200 palma, por edhe atje pjesa më e madhe u tha. Nga Ndërmarrja Publike Komunale ende nuk kanë vendosur nëse dhe kur do t’i largojnë pemët e thara. Për gjithsej 1100 palmat që u mbollën në disa vende të shtetit para rreth 2 viteve, janë shpenzuar rreth gjysmë milionë euro. Palmat gjithashtu tërësisht u thanë edhe në Shkup./alsat-m

T mobile In article [4]

T mobile In article [4]