Mbrëmë në orën 22 e 30 minuta në stacionin e policisë në Ohër nga një mjek në Qendrën Mjekësore, është raportuar se në shtëpinë në rrugë “Goce Delçev” në Ohër, është konstatuar vdekja e 62 vjeçarit Q.F nga fshati Labunishtë i  Strugës, përcjell TetovaSot .

I njëjti ka qenë misafyr tek 51 vjeçari B.B ku i ishte përkeqësuar gjendja dhe ra në dysheme.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer nga ekipi i hetimit nga SPB-Ohër, me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është transferuar për obduksion./TetovaSot/