Bllokimi i merkatos në hyrje nga FIFA nuk i ka demoralizuar aspak drejtuesit e Atleticos së Madridit, të cilët pavarësisht se gjatë kësaj vere nuk mund të vendosin në dispozicion të trajnerit Diego Simeone asnjë futbollist, po lëvizin duke realizuar goditje të rëndësishme për muajin janar.

Pas arritjes së një marrëveshjeje me Diego Costën, i cili do të rikthehet te Los Colchoneros në fillim të vitit 2018, Atletico është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për sulmuesin anësor të Sevillas Vitolo.

Në mënyrë surprizë, lajmi është konfirmuar nga presidenti i Las Palmasit, Miguel Angel Ramirez, sepse në gjysmën e parë të sezonit të ri, 27-vjeçari do të luajë në formë huazimi te skuadra e vendlindjes së tij, për t’u transferuar në janar te Atletico.

Për Vitolon, Los Colchoneros do t’i paguajnë Sevillas klauzolën e largimit të lojtarit që është 35 milionë e 700 mijë euro.

Me lëvizjet që po bëjnë drejtuesit e Atleticos së Madridit në merkato, Diego Simeones nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presë fillimin e vitit 2018-të, për të patur në skuadrën e tij të tjerë elementë cilësorë që mund të rrisin forcën e sulmuesve të bardhekuqëv