Stojan Karajanov, është ambasadori i Republikës së Maqedonisë që shërben prej disa kohësh në Shqipëri. Ai e nisi karrierën në Shtëpinë e Kulturës në komunën e Gostivarit dhe më tej si shef i zyrës ekonomiko-tregtare të Maqedonisë në Prishtinë. Karajovi u caktua në fillim ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Maqedonisë në Kosovë dhe më tej ambasador në Shqipëri.

Stojan Karajanov ka zhvilluar një aktivitet të dendur spiunazhi gjatë gjithë jetës së tij, kryesisht ndaj faktorit shqiptar në Maqedoni, Kosovë, Diasporë e gjetkë. Për shkak të njohjes së shkëlqyer të gjuhës shqipe, njohjes së mentalitetit shqiptar ka hyrë në kontakt dhe ka një rrjet të madh kontaktesh në hapësirat shqiptare duke i futur në kurthe.

Gjatë kohës që ka qenë drejtues i qendrës kulturore në Gostivar, Stojani ka punuar edhe si korrespondent i gazetës “Borba” të Beogradit, të cilën e përdorte si mbulojë, pasi punonte për shërbimin sekret serb. Kjo i ka dhënë mundësi të lëvizë në vende të ndryshme dhe të rekrutojë shtetas të kombësisë shqiptare në ish-Jugosllavi.

Në territorin shqiptar ka hyrë rreth vitit 1981 si korrespondent i “Borba”. Krahas punës së tij për llogari të shërbimeve sekrete të ish-Jugosllavisë, UDB-së për një periudhë të gjatë, Stojan Karajanov është dyshuar si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete ruse, KGB. Por, shpërbërja e ish-Jugosllavisë bëri që kjo të harrohej, të arkivohet diku ai të vazhdojë aktivitetin e tij në Gostivar e më pas në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Djali i tij i madh ka mbaruar studimet në UT “Lomonosov” në Moskë për marrëdhënie ndërkombëtare dhe është punonjës i MPJ maqedonase dhe për merita të veçanta spiunazhi është emëruar ambasador i Maqedonisë në Rusi, me ndërhyrjen e kësaj të fundit.
Ndërrimi i pushtetit në vitin 2006 e gjeti drejtues i zyrës tregtaro-ekonomike në Prishtinë, por menjëherë Karajanov aktivizoi lidhjet e vjetra me “miqtë” e shërbimeve sekrete maqedonase. Kështu, ai mbeti në krye të kësaj zyre dhe u bë ambasador i Maqedonisë në Kosovë. Miku i tij më i ngushtë është Toni Jakimovski dhe njëkohësisht Sasho Mijallkov e Nikolla Gruevski.

Gjatë periudhës që ka shërbyer në Kosovë, ka zhvilluar një aktivitet mjaft agresiv për të zgjeruar kontaktet me politikanë, biznesmenë dhe persona të tjerë publikë në Kosovë. Nuk ka ministër, deputet, sipërmarrës që nuk është kontaktuar prej tij për çështje politike apo biznesi. Stojan Karajonov ka shfrytëzuar me mjeshtri inatet dhe mëritë ndërmjet politikanëve shqiptarë të Kosovës duke mësuar çdo gjë prej tyre për njëri-tjetrin dhe më pas duke i plasur ato në media apo në shërbimet e huaja. Sa i përket biznesmenëve kosovarë ka bashkëpunuar me ta për të bërë tregti me Maqedoninë, për t’u dhënë tendera rrugësh në Maqedoni në këmbim të përfitimeve financiare.

Aktiviteti i tij si ambasadori i Maqedonisë në Shqipëri, Stojani ka synuar të hyjë në kontakt me funksionarë të lartë shtetërore, duke u ofruar atyre mundësi për të bërë tregti, ndërtimtari në Maqedoni e më gjerë. Veç kësaj, është shumë aktiv me minoritetin maqedon në Shqipëri, duke i mbështetur ata financiarisht dhe duke i mbajtur gjithmonë të “frymëzuar” nga pikëpamja ekstremiste nacionaliste. Ky aktivitet është mbështetuar financiarisht nga qeveria maqedone.

Stojan Karajanov në Shqipëri është kthyer zëdhënëse i VMRO-DPMNE, duke qenë lidhje e ngushtë e ish-Kryeministrit Gruevski dhe shumë aktiv në proceset zgjedhore në Maqedoni në favor të VMRO-DPMNE. Kjo veprimtari ka qenë në aktivizimin e drejtuesve të shoqatave pro maqedonase si SONCE, ILINDEN, AMIE (Aleanca Maqedonase për Integrim) nëpërmjet Edmond Themelkos dhe Vasil Sterjovskit (Pustec), Edmond Osmanit (Trebisht). Për pajisjen e banorëve të Pustecit dhe Gollobordës me lista, me dokumente ID nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë në mënyrë të paligjshme, nën drejtimin e tij dhe koordinatorë vetë VMRO-DPMNE, gjetjen e adresave fiktive në Maqedoni (Prilep, Ohër, Resen), me qëllim për të votuar në favor të VMRO-DPMNE. Gjithashtu është interesuar për të siguruar mjetet e transportit për këtë qëllim. Kontaktet e tij kanë qenë të vazhdueshme me anëtarët e Komitetit të VMRO.

Edhe gjatë këtij viti është përpjekur duke bërë presion për të orientuar përfaqësuesit e shoqatave pro maqedonase për të regjistruar votues nga zonat të pretenduara me pakicë të tillë për të votuar në favor të VMRO-DPMNE në zgjedhjet që priteshin të zhvilloheshin në muajin qershor në Maqedoni, por që hasi në kundërshtimin e tyre të nxitur nga frika e procesit penal të Prokurorisë Speciale “Titanik” për këtë çështje në Maqedoni.

Stojan Karanajov ka një aktivitet të dendur me përfaqësuesit e shoqatave promaqedonase SONCE, AMIE, PREGOR, ILINDEN duke ju diktuar si të reagojnë për problemet e ndryshme. Ka nxitur dhe urdhëruar përfaqësues të shoqatave të mësipërme për t’u ankuar në institucionet të shtetit shqiptar, OSBE dhe PE, e të tjera.
Është person me moral të dobët dhe ka ankesa nga femra në kontakte me të për afera seksuale. Ka marrëdhënie intime me anëtaret stafit të tij duke shfrytëzuar pozicionin si ambasador dhe sëmundjen e bashkëshortes së tij. Imoralitet i i tij vihet në dukje edhe nga komentet e stafit të tij në ambasadë.
Pavarësisht nga ky aktivitet antishqipar, shteti shqiptar nuk bën asgjë për ta demontuar këtë person që nën petkun e diplomatit lëviz lirshëm si spiunë agjenture partie dhe përfitues seksual nëpërmjet postit shtetëror që gëzon.