Stërvitjet kryesore ushtarake të NATO-s në Evropën Lindore, filluan sot në Bullgari me pjesëmarrje të 25.000 ushtarëve nga më shumë se 20 vende-anëtare të Aleancës dhe shteteve partnere.

Stërvitja me emrin “Mbrojtësi i shpatës”, të kryesuar nga armata amerikane, do të zgjasë deri më 20 korrik, ndërsa do të zhvillohet edhe në Hungari dhe Rumani dhe në bazat ushtarake-ajrore të Detit të Zi.

Ceremonia në hapjen e ngjarjes mbahet në vendin bullgar Novo Sello, ku ndodhet një kamp ushtarak, ndërsa gjatë kohëzgjatjes së manovrave do të mbahen gjithsej 18 stërvitje ushtarake.

Qëllimi i stërvitjes është rritja e interoperabiliteti i vendeve pjesëmarrëse, si dhe demonstrim i vendosmërisë dhe gatishmërisë së vendeve-anëtare të NATO-s që ta ruajnë sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Detit të Zi.

Stërvitja “Mbrojtësi i shpatës” mbahet një herë në vit nga viti 2013. Në stërvitjet e sivjetme merr pjesë edhe një njësit i Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM).