Stendë për shitjen e prodhimeve lokale do të hapë sot grupi lokal i aksionit “Lugina e verës së Tikveshit” në afërsi të autostradës E-75, në hyrje të Negotinës.

Stenda do të fuinskionojë gjatë muajve të verës dhe duhet të kontribuojë për shitje të shtuar të prodhimeve lokale nga rajoni para turistëve të vendit dhe të huaj të cilët transitojnë nëpër autostradë.

“Lugina e verës e Tikveshit” është Shoqatë e përbërë nga përfaqësues nga sektori privat, joqeveritar dhe publik, e cila tashmë dy vite punon në mbështetjen e zhvillimin rajonal të Mikro-rajonit të Tikveshit.

Vendosja dhe puna e stendës zbatohet si pjesë e pilot-aktivitetit të Luginës së verës së Tikveshit në kuadër të Projektit për operacionalizim të qasjes LEADER në Maqedoni. projektin e zbaton Asociacioni për inovacione në ekonominë rurale (AIRE), financuar nga ana e Ambasadës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë. Me mbështetje nga Ambasada, AIRE mbështet nëntë grupe lokale të aksionit në Maqedoni me qëllim që t’i ndërtojë kapacitetet e tyre për qasje drejt mjeteve financiare nga donatorë vendorë dhe të huaj.