Negociatat për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dukshëm janë përshpejtuar dhe pritet të përfundojnë për tre deri katër muaj, gjatë kësaj vjeshte, pohon agjencia ruse “Sputnik”, duke iu referuar një burimi diplomatik evropian.

“Çështja për zgjedhje të emrit të përkohshëm të Maqedonisë dhe anëtarësimi i saj në NATO do tl mund të zgjidhen për tre apo katër muaj”, deklaroi burimi diplomatik për “Sputnik”.

Ai theksoi se “negociatat dukshëm janë përshpejtuar dhe pritet të përfundojnë këtë vjeshtë”, ndërkaq “çështja për inkuadrim të Shkupit drejt Aleancës do të zgjidhet njëkohësisht”.

Sipas burimit të njejtë, “SHBA-ja i ka përshpejtuar negociatat”.

Global