Ditët e nxehta të verës bëhet shumë bezdisëse, kur na prekin e lëvizin pranë nesh, lloj lloj insektesh.

Gazeta Metro ua sjellë një recetë natyrale për eliminimin e tyre, e cila edhe nuk rrezikon fëmijët, e as kafshët shtëpiake.

Për të hequr qafe këto insekte, ju duhet të bëni këtë kombinim:
– gjysmë gote shampo
– gjysmë gote vaj ulliri
– gjysmë gote uthull
Procedura:
E gjitha që ju duhet të bëni, është të bëni përzierjen e tyre në një shishe të pastër dhe ta tundni mirë.
Pastaj, me këtë sprej të spërkatni vendet ku shfaqen insektet. Fillojeni sot dhe do ta vëreni se brenda pak kohësh nuk do të bezdiseni më nga mushkonjat, mizat, bubashvabat dhe insekte të tjera.