Për vendin tonë janë shkruar shpesh artikuj ku tregojnë për çudirat që shqiptarët janë të aftë të bëjnë. Por një video e ardhur në redaksinë tonë tregon se një vajzë në Shëngjin ka kaluar çdo lloj limiti, madje duke vendosur edhe jetën e saj në rrezik.
E themi këtë pasi vajza ka vendosur të ngjitet në një shtyllë dhe më pas rrëshqasë. Nëse ajo do të ishte sportiste e sporteve ekstreme nuk do të kishte asgjë të çuditshme në të.
Me aq sa kuptohet nga video mund të themi se vajza duhet të ketë vënë ndonjë bast me miqtë e saj për të parë nëse e kalon. Fatmirësisht asaj nuk i ka ndodhur asgjë, por pamja ka qenë e pakëndshme sepse dukej sikur po kërcente në tubin e ndonjë klubi nate.