Ministria e Punëve të Brendshme është e gatshme të veprojë në bazë të vendimeve të gjykatave 24 orë dhe se kur do t’i marrë me siguri do të veprojë lidhur me to, deklaroi sot në kazermën “Gjorçe Petrov” ministri Oliver Spasovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve çfarë do të ndërmerret në lidhje me vendimet për arrestimin e tre nëpunësve policorë nga gjykata pas ankesës së PPS.

Në pyetjen e gazetarëve për gjoja zëvendësimet joligjore në MPB, Spasovski tha se janë bërë kontrolle dhe nuk ekziston ndonjë rast i tillë dhe se të gjitha zhvendosjet në kuadër të Ministrisë bëhen sipas ligjit.

I pyetur se deri ku është hetimi me përdhosjen e varrezave në Luboten, Spasovski u përgjigj se SPB Shkup dhe Prokuroria Publike janë duke punuar në pastrimin e rastit, por të gjitha veprimet në procedurë parahetimore janë të fshehta.

Global

Lidhur me kërkesën e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski për miratimin e më shumë truprojave, Spasovski tha se ka pranuar kërkesë për 20 persona shtesë dhe kjo kërkesë është procesuar nga Byroja për siguri publike dhe Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim. Ne, siç shtoi do të marrin informacione profesionale lidhur me këtë kërkesë dhe në bazë të saj do ta japim përgjigjen.

I pyetur nëse do të fillojë me hetimin e rasteve për sulme nga sigurimi i ndonjë funksionari të lartë, Spasovski tha se janë ndërmarrë masa serioze dhe disiplinore ndaj nëpunësve policorë.

T mobile In article [4]

Lidhur me vizitën e Pribesë, Spasovski tha se Pribe dhe grupi i tij i ekspertëve kanë vërejtje serioze dhe drejtime për reformat në Maqedoni dhe se MPB meriton reforma serioze dhe të thella dhe do të veprojnë për këto vërejtje.

I pyetur se kush do të jetë koordinator i Projektit nacional për reforma të sigurisë, Spasovski tha se janë në fazë kur MPB dhe Qeveria do të duhet ta zgjedhin modelin e reformave dhe partnerin që do ta ndjekë, ndërsa në bazë të kësaj do të merren edhe vendime kadrovike.

Duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me numrin e rritur të plaçkitjeve, Spasovski tha se mbrëmë është arrestuar një person dhe është duke u punuar në zbardhjen e dhjetëra plaçkitjeve nëpër farmaci në Shkup si dhe raste të tjera.