Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski sot tha se përgjegjësia për arratisjen e të akuzuarit në rastet “Fortesa” dhe “Target” , Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski është gjyqësori. Sipas tij, gjyqësori duhet të mbajë përgjegjësi për ata që lejojnë kriminelët të ecin të lirë dhe për të përcaktuar masat, por lë hapësirë që në një periudhë kohore nuk lejojnë për ndonjë veprim tjetër, përcjell TetovaSot.

Ai thotë se për ikjen e tyre nuk është dështimi i policisë, por kjo tregon se sa e kalbur është gjyqësori në Maqedoni./TetovaSot/