Në momentin kur do t’i marrim vendimet e gjykatës do të veprojmë si MPB. Duhet të veprojmë në bazë të aktit, në bazë të urdhrit, në bazë të vendimit të cilin e solli gjykata, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për atë se çfarë është ndërmarrë lidhur me këto masa ku disa kolegë të caktuar prej një njësiti të caktuar policor mund të ndikojnë ndaj dëshmitarëve të cilët janë në të njëjtin njësit.

Në momentin kur do t’i marrim vendimet, theksoi, MPB është e gatshme të veprojë 24 orë në bazë të vendimeve gjyqësore.

Ai tha se ekzistojnë të dhëna personale të qytetarëve të cilët janë deklaruar në sistemin e MPB-së.

Global

“Ata të cilët kanë ndalesë nuk do të mund ta braktisin Republikën e Maqedonisë pa dallim nëse kanë pasaportë, pasaportë diplomatike ose letërnjoftim”, shtoi Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në promovimin e projektit “Mirëserdhe foshnje”. 

T mobile In article [4]