Borja Valero tashmë mund të quhet lojtar i Interit dhe zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë ditës së hëne. Lajmin e ka konfirmuar edhe trajneri i Zi Kaltërve, Luciano Spalletti, i cili beson se BorjaValero do të jetë i suksesshëm te Interi. “Borja Valero ka një stil të veçantë dhe këtë e vërteton në çdo lojë”, tha Spalletti.  “Ai nuk do të ndryshojë për Interin. Duke pasur një lojtar të atij tipi do të thotë shumë për mua. E njoh shumë mirë dhe jam i sigurt se do të mirëpritet nga gjithë interistat”, shtoi Spalletti.
Borja Valero tashmë gjendet në Milano. Sipas Gianluca Di Marzio Interi do të derdhë 5.5 milionë euro në arkat e Fiorentinës për kartonin e mesfushorit spanjoll. Lojtari të hënën do t’i kryejë testet mjekësore ku do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me Zi Kaltrit.