Luciano Spalletti e ka nisur me fitore aventurën te Interi, pasi mposhti 2-1 në miqësoren e parë skuadrën e Wattens.

Andrea Pinamonti (27’) dhe Matteo Rover (86’) shënuan për Interin, derisa për Wattens shënoi Simon Zangerl (74’).

Interi luajti këtë miqësore me lojtarë të rinj. Shumica prej tyre ishin nga akademia e zikaltërve, teksa luajtën edhe Samir Handanovic, Miranda, Jeison Murillo, Andrea Ranocchia, Biabiany e Geoffrey Kondogbia.