Luciano Spalletti nuk e dëshiron largimin e Antonio Candrevas nga Interi.

Ka kohë që raportohet se Chelsea është duke insistuar për anësorin e Interit, Antonio Candrevan, por Luciano Spalletti ia ka mbyllur dyert klubit anglez, duke insistuar se ai nuk është në shitje.

Candreva shkëlqeu në fitoren e Interit prej 2:1 ndaj Chelseat, që vjen pak ditë pas fitores edhe kundër Bayern Munich, sinjale këto se dalëngadalë do të rikthehen në maje të futbollit evropian.

“Candreva në shitje? Absolutisht jo. Ai është i pazëvendësueshëm në atë rol edhe përkundër se tregu është bërë i paparashikueshëm në ditët e sotshme”, tha Spalletti.

Ai foli edhe për Ivan Perisicin, që lidhet me një kalim të mundshëm në Manchester United.

“Ai është lojtar i Interit, por më e rëndësishmja është ekipi, jo individi”, theksoi mes tjerash Spalletti.