Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka bërë të ditur se zikaltrit nuk janë në bisedime me asnjë klub për Ivan Perisicin.

Kroati ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Manchester United, por deri tani nuk ka pasur diçka konkrete mes klubit italian dhe atij anglez.

Spalletti ka thënë se do të insistojë që Perisic të mbetet në ekipin që ai drejton. “Deri tani nuk ka pasur ndonjë kontakt të rëndësishëm”, u përgjigj Spalletti.

Ka pasur diçka që ju tashmë e dini në fillim të merkatos. Nuk ka pasur diçka tjetër, kështu që për mua kjo temë tashmë ka përfunduar. Është e vërtetë ajo që thonë gazetarët se sa më shumë kalon koha, është e vështirë ta zëvendësojmë atë me ndonjë lojtar. Unë do të kundërshtoj fuqishëm shitjen e Perisicit nëse vjen ndonjë ofertë”, tha Spalletti.