Rebecca Maiellano është kantautore nga Venezuela, ndërsa ditët e fundit është duke bërë bujë për shkak se ngjan me artisten kolumbiane Shakira.

Ajo përpiqet në të gjitha mënyrat të sillet e të vishet njësoj si Shakira.

Këngëtarja është në dijeni të Rebeccas dhe ka pasur mundësi të shohë disa video në të cilat ajo këndon dhe kërcen, shkruan La Prensa.