Jose Sosa nuk dëshiron të largohet nga Milan gjatë kësaj vere

Milan dhe skuadra turke Antalyaspor kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit argjentinas, Jose Sosa.

Shuma e transferimit të Sosas ishte 6 milionë euro, por, kjo marrëveshje është anuluar nga agjenti i lojtarit, i cili qëllimisht ka kërkuar 5 milionë euro nga skuadra turke.

Sosa dëshiron të qëndrojë edhe një vit në San Siro dhe më pas të largohet në vitin 2018 si lojtar i lirë.

Ai i ishte bashkuar para një viti Milanit nga skuadra e Besiktasit.