Avokatët mbrojtës të lëndës për rastin e “Sopotit” shpresojnë që pas marrjes së lëndës nga ana e Prokurorisë Speciale dhe pranimit nga kjo e fundit, gjykimi të përfundojë që në seancën e parë më 18 shtator. Sipas avokatëve Prokuroria Themelore, gjatë gjykimit të njëmbëdhjetë të akuzuarve nuk ka pas asnjë dëshmi tjetër përpos deklaratës së dëshmitarit Ramadan Bajramit. Vullnet Paçuku dhe Naser Raufi presin që deklarata e Bajramit të largohet që në seancën e parë.

Vendimet paraprake të gjykatave kanë qenë zero, kanë qenë vetëm tendenca, kanë qenë vetëm montim, bazë për t’i dënuar këta perona të pafajshëm , në bazë të dëshmive të nxjerra në mënyrë  joligjore  dhe në kundërshtim me ligjin për procedurën penale, kanë arritur të shpallin fajtorë të gjithë ata persona- deklaroi avokati Vullnet Paçuku.

 Unë mendoj se në seancën e parë  që është caktuar me 18 shtatorë Prokuroria Speciale do ta tërheq këtë akt akuzë, pasi që është e qartë se rasti është i montuar– deklaroi avokati Naser Raufi.  

Prokuroria Speciale muaj më parë deklaroi se është duke punuar për këtë rast dhe ka dëshmi që deklarata e dëshmitar është dhënin nën kërcënime dhe me forcë.

Rrëfimi i dëshmitarit Ramadan Bajrami në të cilën dëshmi janë bazuar të gjitha vendimet gjyqësore të cilat janë zbatuar deri më tani e që tani janë ndërprerë dhe përsëri janë iniciuar hetime të reja është dhënë me forcë. Rrëfimi i tillë është produkti i ushtrimit të forcës dhe kërcënimeve ndaj integritetit të tij nga ana e zyrtarëve të MPB-së me çka konstatohet se nga ana e këtyre personave të cilën kanë proceduar në kohën e pyetjes së dëshmitarit, është kryer vepër penale “torturë- kishte deklaruar më 22 maj 2017 Fatime Fetai, prokurore Speciale.

Alsat kontaktoi përsëri Ramadan Bajramin i cili në bisedë telefonike tha se dëshmia e tij është marrë me dhunë, ashtu siç ka deklaruar disa herë deri më tani. Rasti “Sopoti” daton nga viti 2003 kur në një makinë terreni në rajonin e Kumanovës, jetën e humbën dy ushtarë polak të NATO-s dhe një shtetas i Maqedonisë si pasoj e një mjeti shpërthyes. Për ngjarjen u dënuan 11 persona nga fshati Sopot. Edhe nga bisedat e përgjuara të publikuara në vitin 2015-të, u bë e qartë se aktgjykimi është miratuar pa dëshmi të forta.

Senat Zylbehari