Kompania Sony Corp është në fazën finale të bisedimeve për blerjen e distribuimit francez të muzikës Believe Digital, raporton Nikkei business daily të shtunën.

Sony Music Entertainment do të marrë shumicën e aksioneve prej  aksionarëve aktualë për afër 40 miliardë deri 50 miliardë jen (355.3 milionë-444.1 milionë dollarë).

Transaksioni pritet të mbyllet gjatë këtij viti, raporton Nikkei.

Sony dhe Believe Digital nuk kanë komentuar ende lidhur me arritjen e marrëveshjes.