Këngëtarja e njohur Soni Malaj përveç sukseseve në muzikë, mesa duket edhe në jetën personale asaj po i shkon çdo mbarë për sa i përket lidhjes së dashurisë më Klevin.

Soni dhe Klevi janë fejuar dhe tashmë jetojnë dashurinë e tyre haptazi.

Madje Revista Who ka publikuar fotot e një darke familjare mes Sonit dhe prindërve të Klevit. Në këtë darkë ka qenë sigurisht edhe vajza e Sonit, Ana.

Kaq serioze sa janë bërë gjërat mes këngëtares bukuroshe dhe biznesmenit, presim ndonjë dasmë së shpejti.