Këngëtarja e suksesshme Soni Malaj, e cila këtë verë ka publikuar disa këngë e videoklipe njëra pas tjetrës që janë pritur mjaft mirë, po kalon edhe një fazë të suksesshme personale.

Ajo jeton prej kohësh tashmë një histori të lumtur e të konsoliduar me partnerin e saj Klevin. Marrëdhënia e tyre është bërë madje familjare. Soni tashmë konsiderohet si “nusja e shtëpisë” nga familja e Klevit.

Prindërit e tij janë pikasur nga paparaci jonë teksa shijon një darkë me çiftin e ri. E pranishme ishte edhe vogëlushja e Sonit, Ana. Ata duken shumë në konfidencë me njëri-tjetrin ndaj kjo darkë duhet të ketë pasur shumë të tjera pararendëse. Tani na mbetet të presim pse jo, për ndonjë dasmë