Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me bombë në afërsi të stacionit policor në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas vlerësimeve të para shpërthimi i bombës ka ndodhur në një automjet, ndërsa përveç gjashtë persona që humbën jetën, shumë të tjerë janë plagosur.

Shpërthimi ka ndodhur në rrugën Mekke-i Mukerreme, e cila lidh Pallatin Presidencial dhe aeroportin.

Deri më tani, ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit.