Marseille ka refuzuar huazimin e sulmuesit brazilian, Gabigol

Sulmuesi brazilian, Gabigol do të largohet gjatë kësaj vere nga Inter, por vetëm në formë huazimi.

Lojtari i ishte ofruar në huazim skuadrës franceze, Marseille për një sezon, por kjo ofertë është refuzuar.

Sipas L’Equipe, Drejtori Sportiv, Andoni Zubizarreta dhe trajneri Rudi Garcia besojnë se nuk përshtatet në ekipin e tyre.

Tashmë e ardhmja e Gabigol është shumë e paqartë, pasi trajneri Luciano Spalletti nuk e dëshiron në skuadër.