Chelsea vazhdon të insistojë për transferimin e James Rodriguez

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte e dëshiron në skuadrën e tij mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez.

E përditshmja spanjolle AS shkruan se, Chelsea është duke përgatitur një ofertë të madhe për kolumbianin.

James nuk është në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe do të largohet gjatë kësaj vere nga Santiago Bernabeu.

Përveç Chelseat për Jamesin janë të interesuara edhe skuadrat tjera si Manchester Unitd, Milan, Inter, PSG dhe Juventus.