Një nga të plagosurit e ngjarjes së Borshit, Redinel Ormënaj ka folur nga spitali dhe ka dhënë detaje në lidhje me atë që ndodhi gjatë orëve të para të ditës në Borsh, ku një person ndërroi jetë.

Ai thotë se ishte me disa shokë dhe pa që një mik i tij ishte duke u zënë me dike, ndaj u fut që t’i ndante. Siç tregon djali, nuk e kuptoi konfliktin e tyre, ndërsa grupi “kundërshtar” ishte nga Vlora.

Pashë shokun në konflikt dhe shkova ta ndaja. Nuk e kuptova konfliktin mes tyre. Ishte një grup nga Vlora, ata më goditën. Më goditën me kaçavidë, ishin të përgatitur. Me mua ishin disa shokë, s’kishim lidhje me konfliktin. Premtim Bega ishte atje, ne vajtëm më vonë”, – thotë Redineli nga spitali për News 24.
Global