Një skenë që rrezikon jetën e fëmijëve ka ndodhur gjatë rrugës që lidh Gjirin e Lalzit me autostradën Tiranë-Durrës.

Një automjet kishte të hapur bagazhin dhe brenda tij gjendeshin katër fëmijë të vegjël.

Qytetarët shprehen për JOQ se janë tmerruar kur kanë parë atë skenë, ku mjaftonte një frenim i papritur dhe të katërt mund të përfundonin poshtë rrotave të makinave të tjera.