Vazhdojnë skandalet në Vatikan, ku së fundmi siç raportojnë mediat italiane policia ka zbuluar një orgji homoseksuale në dhomën e një prej kardinalëve më të afërt të Papa Françeskut. “Il Fatto Quotidiano” shkruan se në një prej dhomave të kardinalit më të afërt të Papës, është zbuluar një orgji homoseksuale mes disa personave që ndër të tjera kishin konsumuar dhe lëndë narkotike.

Ngjarja ka ndodhur në muajin qershor por është mbajtur e fshehtë deri më sot, për t’ju shmangur skandalit, raporton gazeta italiane “Il Fatto Quotidiano”. Banorët afër apartamentit të kardinalit, kanë denoncuar në polici zhurmat e çuditshme që dëgjonin çdo natë, deri sa policia i kapi në flagrancë, duke kryer orgji, pasi kishin konsumuar lëndë narkotike. Ngjarja ka tërbuar Papa Françeskun sepse dhoma e kontrolluar nga policia, e banuar nga kardinali Francesco Coccopalmerio, është pronë e Vatikanit.

Ndër të tjerash përveç këtij rasti, skandali i fundit kishte të bënte me zyrtarin e tretë më të lartë të Vatikanit, shefin e thesarit të shtetit Papal, Kardinalin, George Pell, i cili është akuzuar për abuzim seksual me të mitur në vitet 1976-1980 kur ka qenë prift në Ballarat dhe në 1996-2001 ku ka shërbyer si Arqipevshk në Melburn.