Basketbollistët e kombëtares shqiptare janë përballur sot me një ngjarje mjaft të shëmtuar dhe të pakuptimtë.

Sipas “Procesit Sportiv”, tre lojtarët Shima, Bushati dhe Hysenagolli nuk janë lejuar nga roja i Parkut Olimpik për t’u stërvitur në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova”.

“Nuk keni leje!”, u është drejtuar ai basketbollistëve. Nuk dihet se pse personi në fjalë ka marrë urdhër për të bërë një veprim të tillë, por kombëtarja e basketbollit është detyruar më pas të vazhdojë përgatitjet për paraeliminatoret e Botërorit 2019 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.