Një autostradë që lidh Milanin me Napolin prej disa orësh po qëndron e bllokuar për shkak të një zjarri masiv që ka përfshirë pyllin aty pranë.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të neutralizuar flakët të cilët janë përhapur me shpejtësi të madhe, shkruan SYRI.

Autoritetet italiane kanë mbyllur autostradën për shkak të nxehtësisë së lartë dhe tymit të pranishëm që kufizon fushëpamjen e drejtuesve të automjeteve.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e trafikut rrugor, automjetet emergjente dhe zjarrëfikësit nga toka dhe ajri.

T mobile In article [4]