Aktivistët humanitarë kanë paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar se në Gutën Lindore që ndodhet në lindje të Damaskut në Siri për ndihmë urgjente humanitare kanë nevojë më shumë se 4.000 fëmijë, prej gjithsej 12 mijëve që kanë humbur etërit e tyre nga sulmet ajrore dhe artilerike gjatë rrethimit pesë-vjeçar të kryer nga forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad, raporton Anadolu Agency (AA).

Guta Lindore është rajoni sirian, i cili ndodhet në lindje të Damaskut, dhe në të cilën nën rrethimin e forcave të regjimit për pesë vjet jeton një popullsi prej 450 mijë njerëzve.

Forcat e regjimit nuk lejojnë autokolonën humanitare të hyjë në këtë rajon që është nën kontrollin e opozitës, në të cilin jetojnë 12 mijë fëmijë që kanë mbetur pa etërit e tyre në pesë vitet e fundit.

Global

“Organizatat lokale humanitare arrijnë të shpërndajnë ndihma për 1.500 fëmijë të cilët kanë mbetur jetimë, kurse 4.000 jetimë të tjerë presin ndihma”, tha për AA përfaqësuesi i Shoqatës së punëtorëve humanitarë për ndihmën e jetimëve Beyan al-Hamadi.

Duke treguar për rrethimin pesë-vjeçar, al-Hamadi ka thënë se jeta në Gutën Lindore është jashtëzakonisht e vështirë dhe e shtrenjtë dhe se bonjakët janë kategoria më e rrezikuar e popullsisë.

T mobile In article [4]

Po ashtu dhe aktivisti tjetër humanitar Mahir Abu Ubeyd i bën thirrje sektorit humanitar ndërkombëtar që urgjentisht të reagojë dhe të ndihmojë civilët dhe fëmijët në Gutën Lindore.

Banorja lokale Um Muhammed kujdeset për dy nipërit e saj, pasi muajin e kaluar në një sulm ajror humbi djalin.

“Besoni apo jo, mbijetoj dhe të vegjlit Muhamedin dhe Aishen i ushqej me bar, bimë që më sjellin fqinjët të cilët shkojnë çdo mëngjes për të mbledhur rreth lumit. Herën e fundit u kam përgatitur diçka të mirë për Fitër Bajram, kur fqinjët e më sollën oriz dhe kungull”, tha ajo.