Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë se partia e tij është e gatshme të diskutojë me të gjitha partitë politike në Kosovë për krijmin e institucioneve.

Ai madje e ka shprehur gatishmërinë të bisedojë edhe me kandidatin për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi të gatshëm për të biseduar, kur ekzsiton një dëshirë e sinqertë që serbët të mbështeten në Parlament dhe Qeveri. Nëse shohim se ka diçka konstruktive dhe fleksibile, ne do të jemi gati të marrim pjesë në Qeveri”, ka bërë të ditur lideri i Listës Serbe, raporton Tanjug.

Lista Serbe në zgjedhjet e 11 qershorit ka fituar 11 deputetë.