Në stinën e verës nuk është për tu habitur që në vendin tonë po vijnë ditë me nxehtësi intensive ku pritet që temperaturat të arrijnë deri në 40

Këto temperatura të larta mund të ndikojnë në çrregullimin e funksioneve fiziologjike të organizmit, prandaj duhet të ushtrojmë kujdes të madh te të moshuarit dhe te të sëmurët kronikë, si dhe te fëmijët që janë nën terapi medikamentoze nën moshën katër vjeçare, ato të cilët vuajnë nga sëmundjet psikike dhe personat obezë.

Mënyra më e mirë për t’i shmangur pasojat e mundshme në këto ditë të nxehta, është të dini se cilat janë rreziqet dhe të veproni paraprakisht për t’i parandaluar ato.

Hidratimi i trupit – edhe përkundër asaj që nuk keni ndjenjë të etjes, konsumoni sa më shumë lëngje gjatë ditës që trupi të jetë i freskët dhe mos të dehidrohet. Është e këshillueshme që të shmangen pijet alkoolike, kafeja dhe çaji.

Kujdes ushqimin – shmangni yndyrat dhe ushqimet e shpejta, konsumoni sallata, fruta dhe perime për t’i zëvendësuar kripërat minerale të humbura gjatë djersitjes.

Shmangni diellin – Preferohet të mos dilet jashtë pa nevojë, sidomos në orët e intensitetit më të madh të diellit edhe atë nga ora 11 deri në ora 17.

Mbrojtja – kujdesi i lëkurës me kremra kundër diellit dhe mbajtja e syzeve kundër rezeve ultra violet.

Aktiviteti fizik – duhet shmangur ushtrimet fizike që çojnë në djersitje të rënda. Nëse ju e praktikoni këtë atëherë më mirë është në orët e mëngjesit ose në orët e vona të pasdites.

Lind pyetja, po si të visheni?

Është e rëndësishme për tu mbrojtur nga dielli me një kapele dhe veshje sa me e lehta, mundësisht të bardha dhe prej pambukut. Është më mirë të përdoren veshje të lirshme dhe këpucë të rehatshme.

Mos harroni….

Pini shumë lëngje, mbroheni nga dielli, mos dilni jashtë kur është pika e të nxehtit, freskoni ambientet, konsumoni ushqime të lehta dhe përkushtojuni vëmendje fëmijëve dhe të moshuarve.

Kushtoni vëmendje simptomave të goditjes së të nxehtit të cilat janë:

Temperatura trupore 40-41 C ;

Lëkurë e thatë dhe e nxehtë;

Të përziera dhe konfuzion;

Dhimbje koke;

Konvulsione dhe humbje e vetëdijes;

Frymëmarrje dhe puls i dobët;

Nëse te dikush nga ju manifestohen këto shenja atëherë sa më shpejtë duhet kërkuar ndihmë mjekësore.