Dhimbjet e kokës ndonjëherë janë të papërballueshme. Ka shumë persona që zgjedhin ta durojnë dhimbjen, për të mos përdorur ilaçe. Në kë rast ne do t’ju sugjeronim këto mënyra popullore,mjaft efektive.

Metoda e parë
Zieni farëra ftoi dhe lëngun e pini esëll ose në momentin që fillon dhimbja.

Metoda e dytë
Një kokërr qepe shtypet me 1-2 lugë kafeje me kripë. Përzierja hidhet në një napë dhe vendoset në ballë.

Metoda e tretë
Përgatisni një kafe pa sheqer dhe shtoni në të 10 pika limoni. Kur të kini dhimbje pini nga  një filxhan kafeje të tillë.
Përsa i përket Migrenës, kur vërehen shenja paralajmëruese të saj, këshillohet të konsumoni 1-2 kokrra molle jeshile.