Kompania e njohur e dizajnit, Camal, është një kompani në mes të dizajnit tradicional dhe atij modern.

Camal së fundmi ka bërë një pyetje shumë interesante: Si do të dukej sot komunikacioni nëse nuk do të shpikeshin automobilat me djegie të brendshme. Natyrisht, fjala është për një karrocë e cila tërhiqet nga kuajt, gjë që nënkuptohet se një “automobil” i tillë ka vetëm dy kuajfuqi.

Kjo kompani, me këtë rast ka publikuar një set fotografish dhe përmes të cilave ka dashur të paraqesë idenë se si mund të duket një karrocë e përshtatur me kohën tonë në të cilën jetojmë, pra një karrocë futuristike.

Gjithashtu, Camal kësaj karroce moderne i instaloi edhe një motor elektrik, i cili do të shërbente si ndihmë për kuajt në terrenet e vështira.