Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive sot e shqyrtoi Raportin vjetor të Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Sonja Mirakovska nga PRSD e kritikoi përmbajtjen e raportit duke e quajtur faktografik dhe në pamundësi që PRSD -ja të sjellë konkludim që ka të bëjë me sistemin, duke akuzuar me këtë rast për politizim gjatë përzgjedhjes së prokurorëve publikë, për vërejtjet e dhëna për prokurorin publik, si dhe për ata nga Raporti i KE-së.

Nga ana tjetër, megjithatë, Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE-ja e akuzoi shumicën qeveritare për hipokrizi dhe për standarde të dyfishta në lidhje me politizimin duke e theksuar drejtorin e Agjencisë së administratës i cili ka qenë anëtar i KZ të LSDM-së dhe i cili ishte i punësuar si përgjegjës në sektorin kuadrovik në komunën e Strumicës, ku kryetari i komunës ishte kryeministri aktual Zoran Zaev.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë Anevski u përgjigj vërejtjeve të Mirakovskës, duke theksuar se Raporti vjetor shënohet në bazë të nenit 13 paragrafit 2 nga Ligji dhe se ato legjitimohen nga ai paragraf.

Në lidhje me shkarkimin e Zvërlevskit tha se duhet të pyeten pse ata tetë prokurorë të cilët kanë votuar për shkarkimin e tyre deri atëherë nuk kanë reaguar dhe nuk kanë parashtruar iniciativë për ndërrim.

Duke dhënë detaje nga Raporti vjetor, Anevski, mes tjerash, tha se ka mungesë të prokurorëve në prokuroritë publike në vend që ndikon në punën e tyre. Numri i prokurorëve publikë duhet të arrijë 263, ndërsa në prokurori ka 65 më pak. Në lidhje me parashtresat e parashtruara deri te Këshilli i prokurorëve publikë në vitin 2016 janë parashtruar 145, më pak nga viti 2015 kur ka pasur 166. Numri më i madh kanë të bëjnë me punën e Prokurorisë Themelore Publike Shkup. Parashtruesit e ankesave ishin të pakënaqur më së shumti nga veprimi dhe vendimet e Prokurorisë Publike.

Komisioni për sistem politik sot votoi ndryshime të Kodit Penal me të cilat parashihen sanksione më të rrepta për rishitësit e biletave para SuperKupës 2017.

Në rend dite të seancës së Komisionit e cila duhet të vazhdojë gjatë pauzës së seancës kuvendore janë edhe ndryshimet e Ligjit për kryerje dhe të Ligjit për prokurori publike, të parashtruara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së