Shumica parlamentare dhe opozita kanë qëndrime të ndryshme për numrin e nënkryetarëve në Kuvend. Propozim i LSDM-së dhe BDI-së është Kuvendi t’i ketë pesë nënkryetarë, ndërsa VMRO-DPMNE është me qëndrimin se Kuvendi nuk duhet t’i ketë më shumë se tre nënkryetarë.

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Tomisllav Tuntev sot deklaroi se grupi i tij i deputetëve është me qëndrimin për pesë nënkryetarë së bashku me atë që në mënyrë ligjore i takon partisë më të madhe opozitare.

“Ne dorëzuam propozim të tillë dhe presim që kryetari sërish ta vendos në rend dite”, tha Tuntev duke iu referuar Rregullores dhe dispozitave ligjore. Përveç kësaj ai gjithashtu theksoi se deputetët nuk duhet të shkojnë në pushim derisa nuk përfundojnë seancat e filluara për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevski dhe sjelljes së Buxhetit.

Numri i përgjithshëm i nënkryetarëve të Kuvendit, sipas VMRO-DPMNE-së, duhet të jetë tre.

Deputeti Antonio Milloshoski i VMRO-DPMNE-së dje deklaroi se pozitat e nënkryetarëve në Kuvend nuk janë kolltukë për t’i kënaqur interesat e koalicionit dhe se nevojitet racionalitet financiar.

T mobile In article [4]

“Deri më tani Kuvendi i kishte tre nënkryetarë dhe ishte shpenzim i caktuar për Kuvendin. Nëse sillet vendim Kuvendi të ketë pesë nënkryetarë do të jetë shpenzim dyfish më i madh edhe për Buxhetin edhe për Kuvendin”, theksoi Milloshoski.

Sipas Rregullores për punën e Kuvendit, numrin e nënkryetarëve e përcakton Kuvendi me propozimin e kryetarit të Kuvendit.

Global

Comments are closed.