iPhone 8 është smartphone më i pritur i muajve të ardhshëm dhe për të cilin qarkullojnë lajme pa fund. Së fundmi Fast Company shkruan se ai mund të vonohet për shkak të problemeve me software.
Duket se pajisja e re e Apple është goditur nga problemet e software që kanë të bëjnë në veçanti me dy risitë e telefonit, sensori i njohjes së fytyrës 3D dhe ushqimi me wireless.
Sipas kësaj faqe, është përditësimi i sistemit operativ, iOS 11.1, që do të plotësojë përfundimisht iPhone8, dhe t’i japë mundësinë përdoruesit ta shfrytëzojë 100%.