Rishikimi i buxhetit i miratuar nga Qeveria parashikon shtim të mjeteve për Universitetin Nënë Tereza, mirëpo ata nuk janë për fillimin e ndërtimit të objektit të ri i cili, siç shihet, nuk do të ndodhë së shpejti? Zv/ministri i Arsimit Visar Ganiu njoftoi se mjetet e parapara janë për plotësimin e kuadrit si dhe përgatitjen e hapësirave të reja të universitetit në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit”.

“Në shtimin e mjeteve i kemi paraparë profesorët që do të jenë të angazhuar tani në universitet për t’u ekipuar universiteti kurse nga ana tjetër kemi paraparë edhe mjete shtesë për të bërë disa riparime në objektin ekzistues që tani ka filluar dhe punon universiteti Nënë Tereza dhe në objektin që sa jam unë i informuar ka mbaruar ku në marrëveshje me komunën e Çairit do ta shfrytëzojë edhe objektin Kongresi i Manastirit”, deklaron për Alsat-M, zv/ministri i Arsimit Visar Ganiu.

Madje, Ganiu pohon se nuk mund të thotë saktësisht se kur do të fillojë ndërtimi i objektit të ri, por la të hapur mundësinë që mjetet për atë, të parashikohen në buxhetin e vitit 2018.

“Nuk kisha dashur të spekuloj tani me afate sepse dua të jem korrekt. Dua që ta respektojmë çdo procedurë komfor ligjit. Mendoj që me buxhetin 2018, varet edhe nga projekti që do ta sjellë universiteti dhe ne do të kemi hapësirë që ta fillojmë objektin. Sigurisht që ajo do të ndërtohet fazë-fazë por me shërbimet do ta shohim sa mjete i nevojiten për fazën e parë dhe mendoj që ato mjete do t’i sigurojmë si ministri”, shtoi zv/ministri Visar Ganiu.

T mobile In article [4]