Ministria e Financave në ankandin e sotëm editoi letra shtetërore me vlerë prej 652 milionë denarëve apo 10,6 milionë euro.

Normat e tanishme të interesit për letrat shtetërore me vlerë, siç theksojnë në kumtesën e sotme nga Minsitria, janë mes më të ulëtave në histori dhe lëvizin prej 1,45 për qind deri 3,8 për qind varësisht nga afati i skadimit. Ato janë dyfish më të ulëta në raport me normën e intersit të borxcheve të vjetra të cilat servisohen. Për krahasim, theksojnë nga Minsitria, norma e interesit tek Dojçe Bank paraqiste 6,456 për qind.

Në kumtesë ceket se në periudhën prej qershorit deri më sot, Minsitria e Financave ka kthyer borxhe të vjetra në shumë prej 122,5 milionë euro. Për këtë periudhë borxhi shtetëror është ulur, ndërkaq të dhënat zyrtare për atë se sa paraqet e njejta për tremujorin edytë të vitit do të publikohen në ueb-faqen e Minsitrisë së Financave më 31 korrik 2017.

Nga Minsitria e Financave theksojnë se në drejtim të transparencës në punën me financat publike rergullisht do t’i informojë qytetarët për mjetet të cilat huazohen, si dhe për dedikimin e tyre.

“Mjetet të cilat deri më tani ishin tërhequr, ishin shfrytëzuar për kthim të borxheve të afatizuara, të trashëguara, por edhe për financim rrjedhës të buxhetit”, ceket në kumtesën e Minsitrisë së Financave.

T mobile In article [4]