Arrestohet një person në Prizren pasi ka sulmuar fizikisht policët.

Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti, nuk ka respektuar urdhrat dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur të premten në sheshin ‘Shatërvan’ të Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.