Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë që përfaqëson gjykatën e nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara, shpalli vendimin për pavarësinë e Kosovës.

Kryetari i kësaj gjykate aso kohe, Hiasashi Ovada tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk e kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

“Gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare e përgjithshme nuk përmban ndalesë të zbatueshme për deklarata të pavarësisë. Rrjedhimisht, ajo konkludon se Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare”.

Ovada theksoi se Rezoluta 1244 po ashtu nuk e ndalonte shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Gjykata, rrjedhimisht, ka gjetur se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit nuk i ndalon autorët e Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit, 2008, nga shpallja e deklaratës së pavarësië nga Republika e Serbisë. Prandaj, Deklarata e Pavarësisë nuk paraqet shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit”, tha presidenti i gjykatës, Hisashi Ovada.

Me 10 vota pro dhe katër kundër, gjykata njëzëri vendosi se pavarëssia e Kosovës ishte e ligjshme.

Sipas organeve të kësaj gjykate, Kosova me shpalljen e pavarësisë nuk e kishte shkelur as rezolutën 1244 dhe as kornizën e UNMIK-ut.

Ndaj këtij vendimi kishte reaguar ashpër Serbia, propaganda e së cilës në këtë rast nuk kishte kryer punë.

Global