Ekzistojnë shumë dobi nga lëngu i trangujve, sepse lëngu në të cilin ata ndodhen zakonisht përbëhet nga uji, kripa dhe uthulla. Në bazë të studimeve, lëngu i thartë parandalon ngërçet e muskujve.

 Përparësia e dytë e tyre është se mbajnë ekuilibrin e lëngjeve në organizëm gjatë ushtrimeve, sepse natriumi dhe kaliumi ofrojnë elektrolite me vlerë, që humbej ngjatë djersitjes. Në vijim ju sjellim eksperimentin nga një nutriciste që kishte pirë lëngun e trangujve për shtatë ditë

Dita 1: “Isha këndshëm e befasuar se lëngu i trangujve nuk ka shije të keqe. Në fakt, dominon kripa, por ndihet edhe uthulla”.

Dita 2: “Ditën e dytë kam shpresuar se do më ndihmonte, sepse duhet t’i zbute ngërçet në muskuj. Në fund ngërçet u zhdukën”.

Dita 3: “Ditën e tretë e kam konsumuar normalisht. Pas punës shkoja në ushtrime. Kisha inflamacion të muskujve, isha në kureshtje si reagon…”.

Dita 4: “Më ka ndihmuar dhe kam ndjerë dallimin këtu”.

Dita 5: “Unë zakonisht ndjeja shumë dhimbje ditën e dytë të ushtrimeve, por me këtë terapi nuk i kam ndjerë”.

Dita 6: “Ditën e gjashtë e kam pirë edhe para miqve, por nuk e kisha problem se më shikonin”.

Dita 7: “Eksperimenti kishte sukses, para dhe pas ushtrimeve, e unë do të vazhdoj ta konsumoj edhe më tutje”.