Amina Nuraj (-viç). vajza nga Sanxhaku me prejardhje shqiptare në faqen e saj ka postuar një shkrim interesant ku flet për heronjtë shqiptar të cilët kanë rënë në luftën për mbrojtjen e Sanxhakut nga invazioni/pushtimi Çetnik.

Ajo shkruan për Tush Paloken i cili ka luftuar për mbrojtjen e Sanxhakut:

“Më vjen keq që aq pak dihet për vëllëzërit katolikë të cilët kanë mbrojtur Sanxhakun nga Çetnikët,po pasiqë unë jamë ajo të cilës i intereson shumë ajo periudhë dhe secili shqiptar i imi i cili ka mbrojtë Sanxhakun,kam ardhur deri te e dhëna për njeriun ,heroin i cili ka mbrojtur Pazarin,fjala është për Tush Palokajn shqiptarin e besimit katolik të cilit nuk i ka interesuar feja (edhe pse e dinte se në Sanxhak janë 90 përqind musliman) ai ka ardhur për të mbrojtur vëllëzërit dhe motrat e tij në emër të kombit tonë shqiptar.Tush Palokaj ishte komandant i të gjithë shqiptarëve nga pjesa ma e madhe e Dukagjinit ,posaqërisht e shqipëtarëve nga Istogu dhe Gurrakoci për ta mbrojtë Sanxhakun,posaqërisht N.Pazarin”, ka shkruar Amina Nuraj, përcjellë “Bota sot”.