Është vënë në pranga pas 12 orëve në arrati vrasësi i një shqiptari në Itali. Demir Hyseni, shqiptari i cili punonte murator në Itali, u ekzekutua me armë sapo hipi në makinë për të shkuar në punë.

Vrasësi i tij me kombësi shqiptare, është vënë në pranga këtë mbrëmje nga autoritetet italiane, dhe ishte në tentativë për tu arratisur nga shteti fqinj dhe për të ardhur në Shqipëri. Emri i vrasësit të 49-vjeçarit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, por thuhet se ai u kap në portin e Barit, gati për të hipur në tragetin e linjës për në Durrës.

Ai shoqërohej nga një tjetër shqiptar, gjithashtu i ndaluar nga policia italiane. Sipas mediave, dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasje të mirëmenduar.

Shqiptari i arrestuar kishte shkuar në Itali më 10 korrik, dhe do të largohej prej andej menjëherë pas vrasjes se Demir Hysenit. Por tentativa e arratisjes mori fund.

49-vjeçari shqiptar u vra këtë mëngjes poshtë pallatit ku jetonte në Terni të Italisë.

Global