Një shqiptar do të qëndrojë në paraburgim deri më 25 korrik kjo për arsye sepse kur po udhëtonte me tren nuk ka duruar dot një çift homoseksualësh.

Simon Schelde dhe i dashuri i tij ishin rrugës nga Kopenhageni në Jutland. Ata ishin ulur afër një shqiptari dhe kishin shkëmbyer puthje në faqe.

Kjo si duket ishte e tepërt për shqiptarin, i cili është ngritur dhe e ka pështyrë. Simon është ngritur për të pyetur se ku është problemi, derisa sipas deklaratës së tij ai e ka goditur në kokë.

Disa pasagjerë në tren, së bashku me punonjësit e kanë mbajtur shqiptarin, derisa treni arriti në Høje Taastrup, aty ku e priste policia.

Prokurorja Tina Birg ka bërë të ditur se ai është arrestuar dhe do të mbahet deri më 25 korrik. Ai e mohon fajin. Ekziston frika se ai mund të largohet.

Shqiptari i cili kishte ardhur për të vizituar një shok në Danimarkë tashmë do të akuzohet për fyerje.

Por, paragrafi 81 i Kodit Kriminal e bën rrethanën më rënduese, sepse akti i krimit është bazuar në origjinën etnike, besimin dhe orientimin seksual.