Një shqiptar është arrestuar së fundmi nga efektivët e policisë kufitare në Zvicër, që kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge.
Lajmi bëhet i ditur sot nga mediat lokae, që raportojnë se efektivët kanë ndaluar një makinë në bordin e së cilës udhëtonte një shqiptar, me banim në Itali.
Ndaj shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, efektivët zbuluan se rëndonte një urdhër-arresti nga kantoni i Zyrihut për trafik droge.
Ndërsa në makinë, u gjetën të fshehura 7 kg kokainë.